Hapet ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, Osmani: Kosova nuk do të lejojë mohimin e gjenocidit të Millosheviqit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Kosovë u hap ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, një ngjarje që synon të dokumentojë..

2 minutes

Read Time

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Kosovë u hap ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, një ngjarje që synon të dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës nga forcat serbe dhe të përkujtojë viktimat.

Ekspozita përfshin imazhe të trenave me qytetarë që largoheshin nga Kosova, arkivole të të vrarëve, si dhe pamje të fëmijëve dhe nënave që luftonin për mbijetesë. Ngjarjen ndoqën nga afër presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme dhe familjarë të personave të zhdukur.

Presidentja Osmani e cilësoi regjimin e Sllobodan Millosheviqit si shkaktar të dhimbjeve që nuk shuhen dhe theksoi nevojën urgjente për dokumentimin e krimeve dhe kërkimin e drejtësisë. Ajo theksoi se Kosova nuk do të lejojë që krimet të harrohen dhe gjenocidi të mohohet, duke e konsideruar ekspozitën më shumë se një shfaqje fotografish, por një dëshmi të fuqishme të së vërtetës.

“Janë pamje e fuqishme se nuk do të lejojmë që e vërteta të shtrembërohet, nuk do të lejojmë që kujtesa të shuhet. Do të përkujtojmë fëmijët e vrarë, nënat e baballarët që nuk u kthyen kurrë, familjet që humbën gjithçka, ata që u zhdukën me dhunë. Për secilin prej tyre, për gratë që përjetuan tmerrin e dhunimit në kohë lufte dhe çdo viktimë të luftës. Secilin pa dallim, për secilën prej tyre kërkojmë drejtësi. Të mbijetuarit që jetojnë sot me plagë fizike, por mbi të gjitha plagë shpirtërore, janë personifikim i rezistencës dhe dinjitetit njerëzor; janë zëri i së vërtetës që asnjëherë nuk do të heshtet. Kosova nuk do të heqë dorë, nuk do të lejojmë që krimet të harrohen, nuk do të lejojmë që gjenocidi të mohohet. Për secilin person të zhdukur, për secilin fëmijë të vrarë, për secilën viktimë të dhunës seksuale do të flasim këtu dhe në çdo vend të botës; drejtësi do të kërkohet pa ndalur dhe e vërteta duhet të dëgjohet”, tha Osmani. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports