Gjermania ndalon aktivitetet zgjedhore të partive nga Kosova

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar një paralajmërim për kandidatët për kryeministër dhe partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, lidhur..

1 minute

Read Time

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka lëshuar një paralajmërim për kandidatët për kryeministër dhe partitë politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, lidhur me kufizimet në organizimin e tubimeve në territorin gjerman.

Sipas njoftimit, tubimet e fushatës nga zyrtarët e huaj nuk lejohen në Gjermani në periudhën më pak se tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në vendin e tyre. Me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë që do të zhvillohen më 28 dhjetor, kjo do të thotë se aktivitetet e fushatës nuk mund të organizohen në Gjermani, ku jeton një pjesë e madhe e diasporës kosovare.

“Meqenëse kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, ngjarjet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.

Së fundmi, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar një tubim në Frankenthal të Gjermanisë më 13 dhjetor. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports