Banorët e disa lagjeve të Prishtinës pritet të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve teknike të planifikuara nga kompania e ujësjellësit. Ndërhyrjet do të prekin disa zona të kryeqytetit, ku ekipet janë angazhuar për mirëmbajtjen e rrjetit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se punimet do të zhvillohen në këto lokacione:
“Rr. Bahri Kuqi, Rr. Hyzri Talla, Rr. Bislim Makolli, Rr. Faik Ukë Hoxha, Rr. Vahit Mustafa, Rr. Shyt Marevci dhe Lagjja Taslixhe”.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet mund të shkaktojnë probleme të përkohshme në furnizim.
“Gjatë kohës së intervenimeve, në këto zona mund të ketë ndërprerje të shkurtëra ose ulje të presionit të ujit”, thotë ujësjellësi i kryeqytetit. /Gjurmuesi/







