Gjykata Speciale do të caktoj vendimin për ish-krerët e UÇK-së në 2026

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërsa procesi gjyqësor kundër tyre vazhdon të jetë..

2 minutes

Read Time

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërsa procesi gjyqësor kundër tyre vazhdon të jetë një nga më të rëndësishmit për vendin.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i mohojnë, duke i konsideruar të pabazuara. Sipas aktakuzës, të katër ngarkohen me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, por kanë mohuar fajësinë që në paraqitjet e para në gjykatë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka bërë të ditur se trupi gjykues ka miratuar një urdhër të ri procedural që përcakton afatet dhe udhëzimet për fazat e mbetura të gjykimit. Gjykata ka caktuar 19 janarin 2026 si afat për Prokurorinë dhe Mbrojtjen për dorëzimin e dosjeve përfundimtare, si dhe për Mbrojtjen e Viktimave për dorëzimin e deklaratave mbi pasojat e krimeve të pretenduara për 155 viktima pjesëmarrëse.

“Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026. Pas kësaj, Trupi Gjykues do të mbyllë çështjen gjyqësore dhe do të fillojë fazën e kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit. Aktgjykimi duhet të shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore. Në qoftë se rrethanat kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, ai mund të zgjatet për 60 ditë shtesë’’, tha Doyle.

Gjykata Speciale ka caktuar gjithashtu datën e fillimit të procesit të dytë gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Sipas njoftimit të fundit, gjykatësi Christopher Gosnell ka vendosur që seanca të nisë më 24 shkurt 2026, ku do të përfshihen Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, në një çështje që lidhet me pengim të drejtësisë. Procesi do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars, gjatë të cilit Prokuroria e Specializuar do të paraqesë provat kryesore. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports