Certifikohen 24 anëtarë të Njësive Speciale për aftësi të veçanta

Një grup prej 24 pjesëtarësh të Njësive Speciale Operative ka përfunduar me sukses një trajnim të specializuar në “Aftësitë e veçanta policore operative”, duke marrë..

1 minute

Read Time

Një grup prej 24 pjesëtarësh të Njësive Speciale Operative ka përfunduar me sukses një trajnim të specializuar në “Aftësitë e veçanta policore operative”, duke marrë certifikimin përkatës pas një programi të zhvilluar nga një konsulent ndërkombëtar në bashkëpunim me OSBE-në.

Policia e Kosovës thekson se ky aktivitet synon të përmirësojë aftësitë profesionale dhe gatishmërinë operative të Njësive Speciale, duke ngritur standardet dhe kapacitetet e tyre në operacione të veçanta policore.

Trajnimi u organizua bazuar në nevojat e identifikuara nga vetë Njësitë Speciale dhe u mbështet nga ekspertë ndërkombëtarë të ofruar nga OSBE, partner strategjik i Policisë së Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve specialistike. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports