Barcelona nuk ka të ndalur, katalanasit ruajnë kreun në La Liga pas fitores në duelin me Betistin

Barcelona doli me një fitore të rëndësishme dhe plot gola nga vizita te Real Betis, në ndeshjen e xhiros së 15-të të La Ligës, duke..

2 minutes

Read Time

Barcelona doli me një fitore të rëndësishme dhe plot gola nga vizita te Real Betis, në ndeshjen e xhiros së 15-të të La Ligës, duke marrë tri pikë që e forcojnë pozitën e saj në krye të tabelës.

Katalunasit u gjetën shumë herët në disavantazh, por kthyen rezultatin me një paraqitje të fuqishme dhe fituan me shifrat 3-5, në një duel ku spikati Ferran Torres me hat-trickun e tij.

Real Betis kaloi i pari në epërsi në minutën e pestë, kur Antony shfrytëzoi një rast të hershëm për të tundur rrjetën.

Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ferran Torres barazoi rezultatin pas një asistimi nga Jules Kounde (11’). Sulmuesi spanjoll vazhdoi shkëlqimin me një vollej të fuqishëm në minutën e 13-të, duke përmbysur ndeshjen.

Goli i tretë erdhi nga talenti suedez Roony Bardghji, i cili shënoi një supergol në minutën e 31-të pas një pasimi të Pedrit.

Skuadra katalunase gjeti edhe një gol tjetër përmes Ferran Torres, i cili kompletoi het-trikun e tij në minutën e 40-të, sërish pas një asistimi të Pedrit.

Në pjesën e dytë, Barcelona fitoi një penallti pas prekjes së topit me dorë, të cilën e realizoi Lamine Yamal në minutën e 59-të.

Betis tentoi të rikthehej në lojë. Pablo Garcia fillimisht gjeti rrjetën, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Megjithatë, Diogo Llorente shënoi golin e dytë për vendasit pas një rivendosjeje nga këndi në minutën e 85-të, ndërsa Cucho Hernandez realizoi golin e tretë në minutën e 90-të.

Fitorja e Barcelonës e mban skuadrën në krye me 40 pikë, katër më shumë se Real Madridi, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Real Betis mbetet në pozitën e pestë me 24 pikë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports