Tre të lënduar nga thika marrin kujdes mjekësor në QKUK

Tre persona janë duke marrë trajtim në Qendrën Emergjente të QKUK-së pas plagëve të shkaktuara me mjet të mprehtë. Burimet e gazetës bëjnë të ditur..

1 minute

Read Time

Tre persona janë duke marrë trajtim në Qendrën Emergjente të QKUK-së pas plagëve të shkaktuara me mjet të mprehtë.

Burimet e gazetës bëjnë të ditur se viktimat po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tyre. Të plagosurit janë të lindur në vitet 1995, 2003 dhe 2005.

Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me vendin ose rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti. /Gjurmuesi/

About the Author