Osmani kërkon standarde të larta demokratike në zgjedhje gjatë diskutimeve me SHBA dhe KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot dy takime kyçe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor…

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot dy takime kyçe në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor.

Në takimin e parë, Osmani priti të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Bisedimet u fokusuan te zhvillimet e fundit në vend dhe organizimi i procesit zgjedhor të ardhshëm. Presidentja nënvizoi përkushtimin e Kosovës për një proces zgjedhor transparent dhe në përputhje me standardet më të larta demokratike. Të dyja palët diskutuan gjithashtu mbi seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve dhe mbi aspekte të bashkëpunimit bilateral, ku Osmani ritheksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Në një takim tjetër, Presidentja priti kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, i cili e informoi mbi përgatitjet dhe detyrat organizative të KQZ-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi gjithëpërfshirës dhe të besueshëm, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin e zgjedhjeve. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports