Kallashnikovi i UÇK-së ekspozohet në “Imperial War Museum” në Londër

Një armë automatike e përdorur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë viteve të luftës ka gjetur vend në ekspozitën e “Imperial War Museum” në Londër…

1 minute

Read Time

Një armë automatike e përdorur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë viteve të luftës ka gjetur vend në ekspozitën e “Imperial War Museum” në Londër. Bëhet fjalë për një kallashnikov të prodhimit shqiptar të vitit 1986, i cili, sipas ekspertit të armëve Jonathan Ferguson, është bazuar në modelin kinez Type 56.

Ajo që e veçon këtë armë është gdhendja “UÇK” në pjesën e drurit, një detaj që Ferguson e përshkruan si tipik për pajisjet e përdorura gjatë rezistencës së shqiptarëve të Kosovës dhe që e lidh drejtpërdrejt me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Ferguson ka treguar se kallashnikovi ka përfunduar në muze gjatë misionit të forcave britanike, në kuadër të angazhimit të tyre si pjesë e trupave paqeruajtëse të NATO-s. Megjithatë, ai theksoi se nuk dihen detajet konkrete rreth përdorimit të armës apo kush ka qenë luftëtari që e ka mbajtur.

Në muze ruhen edhe disa vizatime të fëmijëve kosovarë që përshkruajnë përjetimet e tyre gjatë konfliktit të viteve 1998-1999. Një prej këtyre vizatimeve paraqet një luftëtar të UÇK-së në uniformë, duke mbajtur në duar një “AK-47”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports