Witkoff takohet me Putinin në Moskë, Zelensky nis vizitë në Evropë

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka udhëtuar drejt Moskës për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, duke prezantuar një plan paqeje në fazën fillestare që Uashingtoni shpreson të mund të përfundojë konfliktin pothuajse katërvjeçar në Ukrainë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej në Irlandë, duke vazhduar vizitat në vendet evropiane që kanë mbështetur luftën e vendit të tij kundër pushtimit rus.

Pas muajsh të frustrimeve në përpjekjet për ndërprerjen e luftimeve, Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar përfaqësues të tij për të marrë mbështetje mbi propozimet e paqes. Sipas Kremlinit, Jared Kushner, dhëndri i Trump, do të marrë pjesë në takimin mes Putinit dhe Witkoff, ku bisedimet do të përfshijnë vetëm këta dy dhe një përkthyes nga pala amerikane dhe do të zgjasin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Derisa bisedimet kanë ndjekur linja paralele, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, është takuar me zyrtarët ukrainas, ndërsa Witkoff shkon në Moskë. Zelensky njoftoi se u takua me delegacionin ukrainas që u kthye nga raundi i fundit i negociatave me përfaqësuesit amerikanë në Florida. Rubio konfirmoi se janë arritur disa përparime, por ende mbeten sfida për tu adresuar.

Presidenti ukrainas tha se plani i paqes i SHBA-së “duket më mirë” pas disa rishikimeve, me çështjet kryesore që lidhen me territorin dhe sigurinë, ndërsa Rusia dhe Ukraina po shqyrtojnë propozimin e Trumpit. Ai sqaroi se bisedimet në Florida u bazuan mbi një dokument të përbashkët nga një takim i mëparshëm në Gjenevë, i cili tani është “finalizuar”, pa dhënë detaje shtesë.

Diplomatët ukrainas po punojnë për të garantuar përfshirjen aktive të partnerëve evropianë në vendimmarrje, ndërsa Zelensky paralajmëroi për fushata dezinformimi të Rusisë që synojnë të ndikojnë në negociatat. “Inteligjenca ukrainase do t’u sigurojë partnerëve informacion mbi qëllimet e vërteta të Rusisë dhe përpjekjet e saj për të përdorur diplomacinë si mbulesë për të lehtësuar sanksionet dhe për të penguar vendime kolektive evropiane”, deklaroi presidenti ukrainas. /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
  • March 10, 2026

Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

Vazhdo lëximin...
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
  • March 10, 2026

Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës