Tre persona janë ndaluar në veri të Mitrovicës pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje. Ngjarja u regjistrua të hënën rreth orës 16:00 në rrugën “Zoran Dzindzic”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarit – dy shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Serbisë – pësuan lëndime të lehta trupore gjatë përleshjes dhe u ofrua tretman mjekësor për secilin prej tyre.
Policia bën të ditur se pas vendimit të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Gjurmuesi/







