Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kur do të merret vendimi përfundimtar

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur datat për mbajtjen e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas zëdhënësit..

1 minute

Read Time

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur datat për mbajtjen e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas zëdhënësit Michael Doyle, këto deklarata do të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt 2026. Pas përfundimit të tyre, gjykata do të mbyllë çështjen dhe do të hyjë në fazën e shqyrtimit për të nxjerrë aktgjykimin.

“Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditëve nga mbyllja e çështjes. Kur rrethanat kërkojnë kohë shtesë, është e mundur një zgjatje edhe për 60 ditë të tjera”, ka shpjeguar Doyle.

Ish-krerët e UÇK-së qëndrojnë në paraburgim në Hagë që nga viti 2020 dhe kanë deklaruar pafajësinë për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. /Gjurmuesi/

About the Author