Çmimi i arit vazhdon rritje për muajin e katërt me radhë

Ari ka vijuar një periudhë të fuqishme rritjeje gjatë katër muajve të fundit, i shtyrë nga tensionet gjeopolitike, pritjet për uljen e normave të interesit..

1 minute

Read Time

Ari ka vijuar një periudhë të fuqishme rritjeje gjatë katër muajve të fundit, i shtyrë nga tensionet gjeopolitike, pritjet për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale dhe blerjet e vazhdueshme nga bankat qendrore. Çmimi i metalit të çmuar ka ruajtur trendin pozitiv që nga fillimi i vitit 2025.

Në fillim të vitit, ari u hap me 2,623 dollarë për ons dhe më pas vazhdoi me lëvizje kryesisht rritëse. Kërkesa e bankave qendrore, pritshmëritë për politika më të buta monetare dhe zhvillimet globale patën rol të drejtpërdrejtë në këtë ecuri.

Gjatë muajit janar, çmimi u rrit me 6.67%, në shkurt me 2.17%, në mars me 9.26% dhe në prill me 5.26%. Në maj, qershor dhe korrik, tregu lëvizi më shumë horizontalisht, ndërsa gushti solli rritje prej 4.8%, shtatori 11.9%, tetori 3.7% dhe nëntori 5.4%.

Ari arriti këtë vit një rekord prej 4,381.6 dollarë për ons, duke gjeneruar fitime deri në 60% për investitorët që nga janari.

Eksperti i tregjeve të së ardhmes dhe mallrave, Zafer Ergezen, ka vlerësuar se metali i çmuar hyri në një fazë të shkurtër pauze përpara se të ringjallej sërish. Ai theksoi se pritjet për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale janë faktori kryesor që po e shtyjnë çmimin lart.

Sipas tij, orientimi i Fed-it drejt uljes së normave ndikoi në dobësimin e Indeksit të Dollarit Amerikan, gjë që për traditë favorizon metalet e çmuara. Ergezeni shtoi se mbyllja e arit mbi 4,000 dollarë për ons e mban të hapur mundësinë e testimit të rekordit të ri, edhe pse ritmi i rritjes mund të ngadalësohet përkohësisht.

Ai nënvizoi se rikthimi i pozicioneve të mbyllura të arit nga investitorët në tetor mund të çojë drejt rekordeve të reja në periudhën e ardhshme. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports