PZAP pranon ankesën e LDK-së, anulohen qendrat alternative të votimit jashtë Kosovës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur ndryshime në mënyrën se si do të organizohen qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të..

1 minute

Read Time

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur ndryshime në mënyrën se si do të organizohen qendrat e votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas vendimit të ri, i pranuar pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe hapësirat e tyre do të jenë qendrat e votimit, duke zëvendësuar vendimet e mëparshme që parashikonin hapësira alternative.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, bëri të ditur se vendimi i Panelit Zgjedhor është marrë me shumicë votash dhe ndryshon vendimin Nr.01/3438-2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 26.11.2025. Sipas këtij vendimi, lista e qendrave të votimit jashtë Kosovës përbëhet vetëm nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës ose hapësirat e tyre.

Ky ndryshim konsiderohet një formë e re organizimi të zgjedhjeve jashtë vendit, e cila shihet si më e përshtatshme për subjektin që ka iniciuar ankesën. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports