33-vjeçari nga Kosova dënohet me dy vite burg për postime fyese ndaj flamurit nga Gjykata e Tiranës

Një 33-vjeçar nga Kosova është dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Tiranës për shkak të postimeve në rrjetin social Facebook që përfshinin flamurin..

1 minute

Read Time

Një 33-vjeçar nga Kosova është dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Tiranës për shkak të postimeve në rrjetin social Facebook që përfshinin flamurin kombëtar të shqiptarëve me kryqe dhe shënime të papërshtatshme, duke u cilësuar si thirrje për urrejtje nacionale.

Vendimi ndaj Alban Bibajt u dha pak ditë më parë, në përfundim të një gjykimi të zhvilluar në mungesë të tij. Sipas dokumenteve të gjykatës, postimet e tij në llogarinë me emrin “Ubejdullah E. Subejla” kanë tërhequr vëmendjen e Drejtorisë së Anti-terrorit në Policinë e Shtetit pas tërmetit të nëntorit 2019. Në një nga postimet, ai kishte deklaruar se “Hoxhallarët dhe xhematlit që festojnë ditën e flamurit të fesë së demokracisë, nuk kanë lidhje me Teuhidini (njehsimi i Allahut)”, dhe kishte vazhduar me thënie të tjera të shkëputura nga hadithe fetare.

Fotografitë që e shoqëronin përfshinin flamurin kombëtar shqiptar me mbishkrimin “Kufr shirk”, që nënkupton mohues të Zotit, dhe kryqe mbi flamur. Hetimi u zhvillua me bashkëpunimin e autoriteteve kosovare dhe prokuroria e Tiranës. Bibaj ka deklaruar se praktikon fenë islame prej 15 vitesh dhe se kurrë nuk e ka mësuar nga predikues të fesë apo libra fetarë që duhet të urrejë dikë ose të bëjë thirrje për urrejtje nacionale.

Megjithatë, sipas gjyqtarit Edvan Veçani, përmbajtja e postimeve përmban elementë që cenojnë rendin dhe paqen publike, duke nxitë përçarje mbi baza kombëtare dhe fetare. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports