Platforma e njohur e mediave sociale ka nisur një veçori të re për të rritur transparencën dhe besueshmërinë e llogarive të përdoruesve. Funksioni i quajtur “Rreth këtij profili” (ang. About this account) do të ofrojë detaje të rëndësishme për secilin përdorues, përfshirë vendndodhjen, historikun e ndryshimeve të emrit të përdoruesit, datën e regjistrimit dhe mënyrën e instalimit të aplikacionit.
Qëllimi i këtij funksioni është të zvogëlojë prezencën e llogarive jo-autentike dhe botëve që pretendonin të ishin përdorues të vërtetë. Për shembull, nëse një përdorues deklaron se është nga Shtetet e Bashkuara, por të dhënat tregojnë se llogaria operon nga një vend tjetër, kjo mund të ngrejë dyshime për qëllimet e tij.
Nikita Bir, drejtues i produktit në platformë, e përshkroi këtë veçori si një “hap të rëndësishëm drejt sigurimit të integritetit të agores globale”. Megjithatë, disa përdorues raportuan se vendndodhja e treguar nuk ishte gjithmonë e saktë, dhe Bir konfirmoi se këto probleme do të adresohen deri të martën. /Gjurmuesi/








