Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fundjava sjell mot të ftohtë dhe kryesisht të vranët në vend, me reshje shiu të përziera me borë në zonat e larta.
Sipas parashikimeve, të shtunën priten riga shiu të përziera me borë në viset malore, me temperatura minimale nga -2 deri në 0 gradë Celsius dhe maksimalet ditore rreth 1-3 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.
Ndërkaq, të dielën moti mbetet i vranët, me temperatura minimale nga -1 deri në 0 gradë Celsius dhe maksimalet ditore 2-5 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s, sipas njoftimit të IHMK-së. /Gjurmuesi/







