Kur rifillojnë shërbimet e autobusëve? Njoftimi i Trafikut Urban

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje një vendim për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në vitin 2025, në një vlerë prej 28..

1 minute

Read Time

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje një vendim për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024 në vitin 2025, në një vlerë prej 28 milionë eurosh. Ky vendim ka pasur pasoja të menjëhershme në ofrimin e shërbimeve të transportit publik në qytet.

Komapnia “Trafiku Urban” ka njoftuar se shërbimi për qytetarët nuk mund të vazhdojë deri në transferimin e këtyre mjeteve në llogaritë e saj. Deri në realizimin e këtij hapi, kompania mbetet në pamundësi financiare për të shlyer obligimet ndaj furnitorëve dhe për të rifilluar operimin normal.

Në njoftimin e saj, “Trafiku Urban” u kërkon institucioneve përgjegjëse, përfshirë ministrinë përkatëse, të përshpejtojnë procedurat e transferimit të mjeteve, në mënyrë që shërbimi i transportit të rikthehet sa më parë. Deri në përmbushjen e këtyre obligimeve, protesta e paralajmëruar nga punëtorët e kompanisë do të vazhdojë.

Gjithashtu, qytetarët e informojnë se ditët e humbura të përdorimit të biletave mujore do të kompensohen, sapo shërbimi të rifillojë. Shërbimi i transportit publik do të rikthehet menjëherë pas qasjes në mjetet financiare. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports