Ushtarët turq bashkëpunojnë me instruktorë hungarezë në stërvitje për turmat

Ushtarët turq të KFOR-it po zhvillojnë stërvitje intensive në Kosovë, duke fokusuar vëmendjen në menaxhimin e situatave me turmë dhe trazira. Sipas një njoftimi të..

1 minute

Read Time

Ushtarët turq të KFOR-it po zhvillojnë stërvitje intensive në Kosovë, duke fokusuar vëmendjen në menaxhimin e situatave me turmë dhe trazira.

Sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë, këto stërvitje janë realizuar në bashkëpunim me instruktorët hungarezë dhe kanë përfshirë ushtrime intensive për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave (CRC). Qëllimi i këtyre aktiviteteve është forcimi i gatishmërisë, qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes efektive të trupave nën presion.

“Në koordinim me trajnerët hungarezë nga Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN), trupat përfunduan ushtrime intensive të Kontrollit të Turmave dhe Trazirave, duke forcuar aftësitë e tyre për të reaguar në mënyrë të qetë dhe të koordinuar në situata sfiduese,” theksohet në njoftim.

KFOR shton se ushtrimet e tilla janë thelbësore për të ruajtur efektivitetin e misionit dhe për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports