Katër ditë pa transport në Prishtinë, protestuesit nuk heqin dorë deri në shlyerjen e borxheve

Protestat e transportuesve publikë dhe privatë në Prishtinë hyjnë në ditën e katërt, ndërsa greva vazhdon deri në shlyerjen e borxheve nga Komuna e kryeqytetit…

1 minute

Read Time

Protestat e transportuesve publikë dhe privatë në Prishtinë hyjnë në ditën e katërt, ndërsa greva vazhdon deri në shlyerjen e borxheve nga Komuna e kryeqytetit.

Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, njoftoi se protesta do të zhvillohet edhe sot, duke filluar nga ora 11:00 pranë Kuvendit Komunal të Prishtinës. Ai theksoi se greva nuk do të ndërpritet deri në momentin që Komuna të kryejë shlyerjen e borxheve ndaj operatorëve të transportit publik dhe privat.

“Protesta vazhdon sot që nga ora 11:00, aty ku ne kemi detyrime ndaj Komunës, dhe Komuna duhet të shlyejë borxhet ndaj Trafikut Urban dhe transportit publik në përgjithësi, përfshirë sektorin privat”, tha Gashi.

Ai konfirmoi se kjo është dita e katërt e protestës dhe përsëriti se ata nuk do të ndalin veprimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Gashi gjithashtu kërkoi falje qytetarëve të Prishtinës për shqetësimet e shkaktuara nga ndërprerja e shërbimeve. “Ne iu kërkojmë ndjesë qytetarëve për pamundësinë për t’iu shërbyer”, shtoi ai.

Ndryshe, sot pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës me fillim nga ora 15:00, ku do të diskutohet bartja e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe buxheti për vitin 2026. Gashi nuk shprehu shumë optimizëm për këtë seancë, duke paralajmëruar se protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e kërkesave të tyre. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports