KQZ-ja miraton hapjen e Qendrave të Votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur organizimin e votimit në përfaqësitë diplomatike të vendit për datën 27 dhjetor 2025, duke miratuar qendrat dhe vendvotimet për..

1 minute

Read Time

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur organizimin e votimit në përfaqësitë diplomatike të vendit për datën 27 dhjetor 2025, duke miratuar qendrat dhe vendvotimet për këtë proces.

Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime, të shpërndara në 36 shtete të botës. Lista e vendvotimeve mund të rishikohet në varësi të numrit të votuesve të regjistruar për të votuar në këto përfaqësi.

Komisioni ka vendosur gjithashtu një limit maksimal prej 950 votuesish për çdo vendvotim në përfaqësi diplomatike. Numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar jashtë vendit është 62,700 persona. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports