Njësi e specializuar FAST e Policisë së Kosovës ka kryer një arrestim të rëndësishëm sot në Prishtinë, duke kapur një shtetas të huaj që ishte i kërkuar nga INTERPOL-i.
I njëjti person ishte nën urdhërarrest ndërkombëtar dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.
Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari u shoqërua për procedura të mëtejshme dhe me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me hapat ligjorë sipas praktikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.
Policia theksoi përkushtimin e saj në zbatimin e detyrave ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë e përgjithshme dhe luftimin e krimit pa kufij. /Gjurmuesi/







