Rriten me 5.5% çmimet e prodhimit krahasuar me një vit më parë

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e prodhimit në vend janë rritur gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 5.5%.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, indeksi i çmimeve të prodhimit shënoi një rritje prej 1.3%, duke reflektuar ndryshime të ndjeshme në disa degë të veprimtarive ekonomike.

ASK thekson se rritjet më të mëdha vërehen në: prodhimin e mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (23.01%), energjinë elektrike, gazin, avullin dhe furnizimin me ajër të kondicionuar (20.8%), prodhimin e tekstilit (14.2%), përpunimin e produkteve dhe preparateve farmaceutike (8.1%), prodhimin e veshjeve (7.9%), mobilieve (7.8%), shtypjen dhe riprodhimin e mediave të incizuara (7.0%), prodhimin e makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (5.1%), prodhimin e pajisjeve elektrike (5.0%), grumbullimin, trajtimin dhe furnizimin me ujë (5.0%), përpunimin e produkteve ushqimore (3.1%), prodhimin e letrës dhe produkteve prej letrës (2.9%), prodhimin e drurit dhe artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara (0.9%), prodhimin e produkteve minerale jometalike (0.4%) dhe prodhimin e produkteve kimike (0.1%).

Nga ana tjetër, disa degë regjistruan ulje të çmimeve, duke neutralizuar rritjet e përgjithshme. Këto përfshijnë: prodhimin tjetër p.k.t. (-15.9%), prodhimin e metaleve (-10.4%), xeherorët dhe guroret e tjera (-6.0%), nxjerrjen e xehes së metalit (-2.5%), prodhimin e produkteve të gomës dhe plastikës (-1.7%), veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave; rikuperimi i materialeve (-1.5%) dhe prodhimin e pijeve (-0.8%).

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, rritjet më të larta u shënuan tek: prodhimi tjetër p.k.t. (4.7%), energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (3.9%), prodhimi i mobilieve (2.7%), prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (2.0%), prodhimi i pajisjeve elektrike (1.9%), prodhimi i metaleve (1.3%), përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%), prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (0.5%), prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.2%) dhe nxjerrja e xehes së metalit (0.1%).

Ndërkohë, uljet më të theksuara vërehen tek: prodhimi i mjeteve motorike, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-2.9%), grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.7%), prodhimi i tekstilit (-1.0%), xeherorët dhe guroret e tjera (-0.8%), veprimtaritë e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbeturinave (-0.8%), prodhimi i drurit dhe i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara (-0.4%), prodhimi i pijeve (-0.1%), prodhimi i produkteve kimike (-0.1%) dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.1%). /Gjurmuesi/

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës