Për ata që kërkojnë një mënyrë natyrale për të luftuar pagjumësinë dhe tensionin, valeriana mbetet një nga zgjidhjet më të njohura. Kjo bimë, veçanërisht rrënja e saj, njihet për efektet qetësuese dhe aftësinë për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
Përdorimi i saj ndihmon edhe në lehtësimin e depresionit, epilepsisë, ADHD-së, sindromës së lodhjes kronike, si dhe problemeve të shkaktuara nga stresi, përfshirë dhimbjet e kokës, shqetësimet në stomak dhe ankthin.
Për përgatitjen e çajit, mjafton një lugë çaji me valerianë e cila vendoset në ujë të ftohtë dhe lihet të qëndrojë për 8 deri në 12 orë.
Më pas çaji ngrohet lehtë dhe pihet ngadalë dy deri në tri herë gjatë ditës, ndërsa gota e fundit duhet konsumuar rreth 30 minuta para gjumit.
Në barnatore gjendet edhe tinktura e valerianës, që përdoret tri herë në ditë sipas udhëzimit.
Pas 2–3 javësh përdorimi rekomandohet një pauzë dyjavore, dhe më pas mund të rifillohet nëse është e nevojshme.
Edhe pse nuk shkakton marramendje, çaji i valerianës nuk duhet të pihet para se të vozitni, pasi ul vëmendjen.
Një përparësi e madhe e kësaj bime është se ndryshe nga qetësuesit apo antidepresivët, nuk krijon varësi dhe nuk njihet për efekte të dëmshme.
Valeriana është e disponueshme në forma të ndryshme: çaj, tretësirë, vaj, pika, kapsula dhe ekstrakte. /Gjurmuesi/









