Dogana konfiskon mallra të padeklaruara mbi 10 mijë euro

Gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Dogana e Kosovës ka zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në një automjet me targa..

1 minute

Read Time

Gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Dogana e Kosovës ka zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në një automjet me targa të huaja, pavarësisht deklarimit fillestar të shoferit se nuk kishte asgjë për të raportuar.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, i kryer nga oficerët doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, u bë verifikimi fizik dhe ai me skaner i automjetit. Gjatë këtij procesi u gjetën tre valixhe të kamufluara me veshje të përdorura, brenda të cilave dyshohej se kishte mallra të padeklaruara.

Pas hapjes së bagazhit, autoritetet konstatuan se valixhet përmbanin pajisje për ujësjellës dhe sistem të ngrohjes qendrore, të cilat nuk ishin deklaruar në doganë. Mallrat janë ndalur përkohësisht dhe vlera e tyre dyshohet se tejkalon shumën prej 10 mijë eurove.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas procedurave të parashikuara dhe ka ritheksuar përkushtimin për parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të rregullt. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports