Vetëm 7 ditë afat për koalicionet, njofton KQZ

Afati për partitë që synojnë të garojnë së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyn në javën e fundit. Subjektet politike kanë vetëm edhe..

1 minute

Read Time

Afati për partitë që synojnë të garojnë së bashku në zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyn në javën e fundit. Subjektet politike kanë vetëm edhe disa ditë kohë për të finalizuar çdo marrëveshje koalicioni para se procesi të mbyllet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të qartë se pas certifikimit, partitë nuk do të kenë më mundësi të tërhiqen apo të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Ndërkohë, data 30 nëntor shënon edhe afatin e fundit për çdo grup politik që dëshiron të njoftojë zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën më 28 nëntor nga presidentja Vjosa Osmani, pas dështimit të dy kandidatëve të mandatuar për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend për formimin e qeverisë. /Gjurmuesi/

About the Author