Dy minatorë të lënduar gjatë punës në minierën “Trepçës”

Dy punëtorë të ndërmarrjes minerare “Trepça” kanë pësuar lëndime të lehta gjatë një incidenti në horizontin e 10-të, ku shpërtheu një gomë kamioni. Lëndimet, kryesisht..

1 minute

Read Time

Dy punëtorë të ndërmarrjes minerare “Trepça” kanë pësuar lëndime të lehta gjatë një incidenti në horizontin e 10-të, ku shpërtheu një gomë kamioni. Lëndimet, kryesisht në sy, ndodhën për shkak të pluhurit të shkaktuar nga shpërthimi.

Sipas njoftimit zyrtar të “Trepçës”, dy minatorët, Erson Rrustemi dhe Përparim Beqiri, morën ndihmën e parë menjëherë pas incidentit dhe më pas u dërguan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtejshëm. Pas kujdesit mjekësor, të dy janë liruar dhe gjendja e tyre raportohet stabile.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se është njoftuar edhe Inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për të kryer vlerësimin e situatës. Një komision i brendshëm i “Trepçës” ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po përgatit raportin zyrtar për incidentin.

Ushtruesi i detyrës së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gazmend Berisha, konfirmoi se minatorët morën trajtim në repartin e Oftalmologjisë dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports