RTK hyn në grevë të përgjithshme nga e hëna

Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës do të ndalojnë punën nga e hëna, pasi sindikata e tyre ka vendosur të nisë një grevë të përgjithshme në..

1 minute

Read Time

Punonjësit e Radiotelevizionit të Kosovës do të ndalojnë punën nga e hëna, pasi sindikata e tyre ka vendosur të nisë një grevë të përgjithshme në gjithë institucionin. Veprimi vjen si reagim ndaj situatës së tensionuar që ka krijuar bllokimi i pagave dhe mosadresimi i kërkesave të tyre.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së, greva do të zhvillohet çdo ditë prej orës 11:00 deri në 13:00, periudhë gjatë së cilës do të pezullohen të gjitha aktivitetet në çdo sektor të RTK-së.

Sindikata thotë se vendimi për grevë është marrë pas një periudhe të gjatë kërkesash të paadresuara dhe paralajmëron se rrezikohet edhe funksionimi normal i institucionit për shkak të situatës me pagat.

Një nga kërkesat drejtuar Menaxhmentit është marrja e një vendimi të prerë që RTK-ja të mos mbulojë fushatën zgjedhore. Sindikata paralajmëron bojkot të plotë nëse nuk jepet një qëndrim i qartë.

Po ashtu, paralajmërohet organizimi i një proteste para Qeverisë, ndërsa kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Ministrisë së Financave për të zgjidhur çështjen e pagave dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports