Bajrami godet Qeverinë: Subvencionimi i faturave të rrymës është mashtrim

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish ndaj vendimit të Qeverisë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike. Ajo thotë se kjo masë po..

1 minute

Read Time

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar sërish ndaj vendimit të Qeverisë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.

Ajo thotë se kjo masë po paraqitet si ndihmë për qytetarët, por në fakt përfaqëson mashtrimin më të madh që, sipas saj, ka bërë kjo qeveri në sektorin e energjisë.

Lexoni të plotë postimin:

”Subvencionimi i faturave të energjisë”

Energjia – korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

Çfarë hipokrizie!

Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. D.m.th. 300% më shumë, e tash kishin ”ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve”.

Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro.

Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 – shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.

A po e shihni mashtrimin?

Ani “po ju subvencionojmë faturat”

Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktueshme). /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports