Përplasje e ashpër e Krasniqit të VV-së me Labanin e Listës Serbe

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve komunale u zhvillua nën tensione të dukshme mes anëtarëve të Vetëvendosjes dhe Listës..

1 minute

Read Time

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve komunale u zhvillua nën tensione të dukshme mes anëtarëve të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Gjatë diskutimeve, anëtari i VV-së, Alban Krasniqi, e quajti kolegen serbe Gordana Laban “kriminele e terroriste”, duke u përplasur ashpër me të mbi rezultatet në komunën e Kllokotit, ku fitoi Lista Serbe. Laban mohoi akuzat dhe tha se përfaqëson gjithë popullin serb të Kosovës, ndërsa Krasniqi insistoi se përfaqësimi i saj lidhet me një subjekt që ai e cilëson si kriminal e terrorist.

Anëtarët e Vetëvendosjes votuan kundër shpalljes së rezultateve për balotazhin dhe për kuvendet komunale ku fitoi Lista Serbe, duke argumentuar se kjo lidhet edhe me zgjedhjet e parakohshme të shpallura për 28 dhjetor. Ndërkaq, anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, deklaroi se certifikimi i rundit të parë dhe i katër komunave në veri të Mitrovicës u bë në koordinim me të gjithë anëtarët, përfshirë VV-në, por tensionet u shfaqën për shkak të fushatës zgjedhore.

Megjithë debatet dhe tensionet, KQZ-ja certifikoi rezultatet për 37 kuvendet komunale dhe shpalli rezultatet përfundimtare për 18 komunat ku u zhvillua rundi i dytë për kryetarë komunash. Rezultati i Komunës së Istogut mbeti i pacertifikuar pas vendimit të Gjykatës Supreme për rinumërimin e disa vendvotimeve. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports