QKUK realizon një operacion të rrallë, Shabani: Një hap i madh për shëndetësinë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është realizuar një operacion i rrallë në Klinikën e Ortopedisë, ku për herë të parë janë vendosur dy proteza..

1 minute

Read Time

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është realizuar një operacion i rrallë në Klinikën e Ortopedisë, ku për herë të parë janë vendosur dy proteza supi.

Mjeku Bujar Shabani, duke folur në emisionin “Ora Shtatë”, e ka vlerësuar këtë arritje si një hap të madh për QKUK-n dhe për sistemin shëndetësor në vend. Ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërim jashtë vendit për këtë lloj patologjie, pasi mund të trajtohen brenda vendit.

Shabani ka shtuar se kjo ndërhyrje është sfiduese jo vetëm për ekipin vendas, por edhe për qendrat më të mëdha evropiane, duke e konsideruar fillimin e kësaj procedure në Kosovë si një sukses të rëndësishëm dhe të jashtëzakonshëm. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports