Tre fëmijë nga Ferizaji, Diar, Anik dhe Rajana Terziu, treguan ndershmëri të veçantë dje kur gjetën një portofol të humbur që përmbante para dhe dokumente, dhe menjëherë e dorëzuan në polici.
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i priti ata në takim për të vlerësuar këtë akt të admirueshëm.
Presidentja Osmani theksoi se veprimi i tyre ishte shembull i lartë moral dhe qytetar. “Ata treguan përgjegjësi dhe ndershmëri, duke u bërë frymëzim për të gjithë fëmijët e vendit,” tha ajo, duke u ndarë mirënjohje për këtë akt të jashtëzakonshëm. /Gjurmuesi/







