Një guaskë banjoje e punuar tërësisht në ari të pastër është duke tërhequr vëmendjen e koleksionistëve dhe adhuruesve të artit, pasi do të dalë në ankand në New York.
Kjo vepër e veçantë është krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan, i njohur për veprën e tij provokuese me bananen e ngjitur në mur. Guaska është e plotësisht funksionale dhe përveç vlerës artistike ka edhe peshën fizike – rreth 101 kilogramë.
Sipas vlerës aktuale të arit, çmimi i saj mund të arrijë deri në 10 milionë dollarë. Cattelan ka zgjedhur të emërojë këtë guaskë banjoje luksoze me emrin “Amerika”.
Artistit dikur i ishte shprehur se, pa marrë parasysh nëse dikush ha një drekë prej 200 dollarësh apo një hot dog prej 2 dollarësh, rezultati përfundimtar në tualet është gjithmonë i njëjtë. /Gjurmuesi/









