Transfer i mundshëm: Bayerni ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin

Performancat e fundit të sulmuesit kosovar Fisnik Asllani kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Barcelona, Bayern Munchen dhe disa ekipe..

1 minute

Read Time

Performancat e fundit të sulmuesit kosovar Fisnik Asllani kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane. Barcelona, Bayern Munchen dhe disa ekipe nga Premierliga shprehin interes për shërbimet e 23-vjeçarit.

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, Bayern Munchen tashmë ka nisur bisedimet për transferimin e tij. “Klubi është shumë i impresionuar me zhvillimin e tij kohëve të fundit dhe ka nisur negociatat për Fisnik Asllanin”, raporton Plettenberg.

Asllani ka një klauzolë të veçantë në kontratën me Hoffenheim, e cila do të hyjë në fuqi nga vera e ardhshme, duke i dhënë mundësi një transferimi potencial. Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime, duke konfirmuar vlerën e tij si një lojtar premtues për klubet europiane. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports