Çmimet e prodhimeve vendore pritet të rriten gjatë dimrit, njofton Rafuna

Rritja drastike e çmimeve të energjisë për bizneset prodhuese ka krijuar trysni të madhe në sektorin industrial në Kosovë. Në shumë raste, faturat e energjisë..

1 minute

Read Time

Rritja drastike e çmimeve të energjisë për bizneset prodhuese ka krijuar trysni të madhe në sektorin industrial në Kosovë. Në shumë raste, faturat e energjisë janë trefishuar, duke e bërë prodhimin vendas dukshëm më të kushtueshëm dhe më pak konkurrues ndaj produkteve që vijnë nga jashtë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se situata ka ndryshuar rrënjësisht pas qershorit, duke shtyrë shumë kompani të braktisin planet për zhvillim dhe të fokusohen vetëm te mbijetesa. Sipas tij, një pjesë e bizneseve tashmë janë mbyllur, ndërsa të tjerat po ulen kapacitetet dhe po kërkojnë zgjidhje alternative si instalimi i paneleve diellore.

Ai paralajmëron se muajt e dimrit do të jenë edhe më sfidues, me kosto më të larta dhe me mundësi të rritjes së çmimeve të produkteve në treg. Për të zbutur pasojat, Rafuna kërkon që qeveria të ndërmarrë masa konkrete përmes subvencioneve ose lehtësimeve fiskale. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports