Shefi i diplomacisë gjermane, Johann Wadephul pritet në vizitë zyrtare në Kosovë javën e ardhshme

Gjermania ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme diplomatike në rajon, me shefin e saj të diplomacisë, Johann Wadephul, i cili pritet të mbërrijë në Kosovë..

1 minute

Read Time

Gjermania ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme diplomatike në rajon, me shefin e saj të diplomacisë, Johann Wadephul, i cili pritet të mbërrijë në Kosovë javën që vjen, si pjesë e një turneu më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Vizita do të zhvillohet të martën pasdite, më 18 nëntor 2025, ndërsa para Kosovës, ministri gjerman do të ndalet në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi. Turit do t’i japë fund në Maqedoninë e Veriut një ditë më vonë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Wadephul do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Sipas njoftimit, kjo vizitë vjen si shenjë e mbështetjes së vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Gjurmuesi/

About the Author