Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur vendimin për dy të akuzuarit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë dhe veprimeve të tjera të ndërlidhura me të. V. S. dhe F. M. u gjetën fajtorë për veprat penale që iu atribuohen dhe iu shqiptuan dënime të ndryshme me burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 nëntor 2024 në Gjilan, kur V. S., me qëllim hakmarrjeje për një konflikt të mëparshëm, qëlloi dhe privoi nga jeta S. O., duke përdorur një revole të tipit “Zoraki” dhe më pas goditi të ndjerin edhe fizikisht. Pas aktit, të dy të akuzuarit larguan nga vendi i ngjarjes dhe ndërmorrën veprime për të fshehur krimin.
Gjithashtu, V. S. u gjet fajtor për mbajtje të paautorizuar të armës së zjarrit, ndërsa F. M. për dhënien e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprave penale, duke e ndihmuar të fshehej dhe të shmangë arrestimin deri më 12 nëntor 2024.
Pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, gjykata shqiptoi ndaj V. S. dënim prej 25 vitesh burg, ndërsa F. M. u dënua me 8 vjet burg. Masa e paraburgimit ndaj të dy të akuzuarve vazhdon deri në formësimin përfundimtar të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimet e shqiptuara.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit pas pranimit të aktgjykimit. /Gjurmuesi/







