Pacientët në dializë po trajtohen normalisht, njofton ShSKUK

Pas disa ditësh raportimesh për mungesë të materialeve në njësitë e dializës, situata në spitalet e vendit duket se është stabilizuar. Shërbimi Spitalor dhe Klinik..

1 minute

Read Time

Pas disa ditësh raportimesh për mungesë të materialeve në njësitë e dializës, situata në spitalet e vendit duket se është stabilizuar. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se trajtimi i pacientëve po vazhdon normalisht dhe se nuk ka pasur ndërprerje në shërbime.

Sipas ShSKUK-së, aktualisht ka materiale të mjaftueshme për zhvillimin e seancave të dializës, si në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme të vendit. Institucioni thekson se po punon për të siguruar stabilitet të plotë në furnizim, në mënyrë që të mos ketë pengesa në trajtimin e pacientëve.

Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara, pacientët në disa qendra kishin raportuar reduktim të orarit të trajtimit për shkak të mungesës së materialeve, ndërsa nga ShSKUK ishte konfirmuar se problemi lidhej me procedurat e reja të prokurimit. Tani, sipas njoftimit të fundit, situata është nën kontroll dhe trajtimet po zhvillohen pa vonesa. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports