E rëndë: 19-vjeçari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Gjermani

Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një të riu 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova. Viktima është identifikuar si Linor Krasniqi, nga fshati..

1 minute

Read Time

Një aksident tragjik në Gjermani i ka marrë jetën një të riu 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova. Viktima është identifikuar si Linor Krasniqi, nga fshati Drenoc i Malishevës.

Sipas burimeve lokale, i riu jetonte prej vitesh në Gjermani bashkë me familjen e tij, ku edhe kishte lindur. Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar atje, si dhe në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e Linor Krasniqit, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e tij.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërkohë që familja dhe komuniteti po përgatiten për ceremoninë e varrimit të të riut që humbi jetën tragjikisht në moshë të re. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports