Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain. Gjatë takimit, ajo e uroi ambasadorin dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Osmani përmendi gjithashtu takimin e saj me kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara në New York, ku u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në frymën e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.
Nga ana e tij, ambasadori Nain shprehu gatishmërinë e Bangladeshit për të thelluar bashkëpunimin diplomatik dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me Kosovën. Ai përcolli urimet e udhëheqësve të Bangladeshit për popullin e Kosovës dhe theksoi besimin se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve do të forcohen edhe më tej në të ardhmen. /Gjurmuesi/







