Shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie pas shfaqjes së arinjve në fshat

Shkolla “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad të Dragashit ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Policia e Kosovës pas shfaqjes së arinjve në këtë zonë. Kërkesa..

1 minute

Read Time

Shkolla “Sezai Surroi” në fshatin Bellobrad të Dragashit ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Policia e Kosovës pas shfaqjes së arinjve në këtë zonë. Kërkesa synon sigurimin e një ambienti të sigurt për nxënësit, stafin arsimor dhe banorët e fshatit.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të shkollës në Facebook, theksohet se prania e këtyre kafshëve të egra paraqet rrezik të konsiderueshëm, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe pasdites, kur nxënësit udhëtojnë drejt dhe nga shkolla.

Shkolla ka kërkuar që policia të ndërmarrë masa të menjëhershme për largimin ose eliminimin e arinjve nga territori i fshatit, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së komunitetit lokal. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports