Gjykata dënon ish-policin Shaqir Lutvija me 10 vjet për krime lufte në Prizren

Shaqir Lutvija, i akuzuar për krime lufte, është dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale..

1 minute

Read Time

Shaqir Lutvija, i akuzuar për krime lufte, është dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile” gjatë periudhës 1998-1999.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shtator 2024, Lutvija, në rolin e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, së bashku me persona të tjerë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, arrestime, rrahje, maltretim dhe trajtim çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.

Vendimi i gjykatës është mirëpritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila riafirmoi angazhimin e saj për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të sigurimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports