Ish-diplomati amerikan Christopher Hill ka përfunduar ditën e parë të paraqitjes së tij para Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po dëshmon me kërkesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit. Ai do të vijojë dëshminë edhe për tre ditë të tjera.
Në seancën e sotme, Hill u shpreh se Thaçi nuk kishte autoritet komanduese mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë kështu një tjetër dëshmitar që e mbështet këtë qëndrim.
Ai foli gjithashtu për procesin e Rambujesë, duke rikujtuar se në atë kohë Thaçi nuk mund të pranonte një prej propozimeve, pasi dokumenti nuk përfshinte kërkesën kryesore të delegacionit kosovar: Pavarësinë.
Hill bëri edhe një vlerësim të rolit amerikan në takimin mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviqit, duke theksuar se ky takim ishte nxitur nga ShBA-të. /Gjurmuesi/







