Shpërthimi i një veture në New Delhi, të paktën tetë të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm i një automjeti ka tronditur Nju Delhin, duke lënë të paktën tetë të vdekur dhe 11 të plagosur. Incidenti ndodhi pranë..

1 minute

Read Time

Një shpërthim i fuqishëm i një automjeti ka tronditur Nju Delhin, duke lënë të paktën tetë të vdekur dhe 11 të plagosur. Incidenti ndodhi pranë portave të stacionit të metrosë, në afërsi të ish-pallatit Mughal, një zonë e njohur dhe e frekuentuar nga turistët.

Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 19:00, kur automjeti, që po lëvizte ngadalë, u ndal në një semafor të kuq. Sipas autoriteteve lokale, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet që ndodheshin në afërsi, duke rritur numrin e të plagosurve.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë rritur nivelin e gatishmërisë në shtetet e Mumbai dhe Uttar Pradesh, për të parandaluar ndonjë mundësi tjetër rreziku. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e shpërthimit, i cili ende mbetet i paqartë.

Një banor i zonës, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e shpërthimit, ka treguar për mediat se ka dëgjuar një zhurmë të madhe, ndërsa dritaret e tij janë dridhur nga fuqia e shpërthimit. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports