Kosovari bie në gjumë në radhë për karburant, policia zvicerane e ndal për kontroll

Një situatë e pazakontë është regjistruar në një pikë karburanti në Zvicër, ku një i ri nga Kosova u gjet i fjetur brenda veturës ndërsa..

1 minute

Read Time

Një situatë e pazakontë është regjistruar në një pikë karburanti në Zvicër, ku një i ri nga Kosova u gjet i fjetur brenda veturës ndërsa priste në radhë për t’u furnizuar me karburant.

Rasti u raportua rreth orës 09:15 në kantonin Thurgau, në një rrugë afër Wil-it. Sipas policisë, qytetari 25-vjeçar ishte ulur në veturë me motor të ndezur dhe nuk po jepte asnjë reagim, gjë që bëri që ekipet e emergjencës të niseshin menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Paramedikët arritën të komunikojnë me të riun pas disa përpjekjeve, ndërsa policia konstatoi se ai nuk ishte në gjendje të drejtonte automjetin. Për këtë arsye, autoritetet urdhëruan kryerjen e analizave të gjakut dhe urinës.

Veturëdrejtuesit iu konfiskua patentë-shoferi dhe ai u shoqërua në Zyrën e Trafikut Rrugor për procedura të mëtejshme. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports