Jasharaj: Kurtin e kam lutur si vëlla e kryeministër për 100 euro, si mund të na jap tash pagën e 13

Mosprocedimi i ligjit për buxhetin e vitit 2026, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, i lë pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës.

Kjo çështje prekë edhe arsimin, e pa çka kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se situata me buxhetin ka stresuar mësimdhënësit, duke e quajtur edhe ironike faktin se ai ka premtuar pagën e 13-të, ndërkohë që sipas tij nuk ndante 100 euro për mësimdhënës.

“Askush nuk ka pritur se do të ndodhë kështu që të kemi një zhagitje kaq të gjatë për krijimin e institucioneve që kanë dalë me votën e shkurtit. Ajo që mund të them për SBASHK është se kërkesat janë shtuar, por ne nuk kemi ku t’i adresojmë pasi që nuk kemi parlament, as më keq, nuk kemi qeveri dhe e keqja më e madhe se nuk ka kush ta votojë ligjin për pagat e vitit 2026 dhe në këto situata atëherë është shtuar shqetësimi mos po mbesin njerëzit edhe pa paga, që do të ishte problem i madh ngase më shumë se 84 mijë punëtorë të sektorit publik e nga ata 30 mijë e më shumë punëtorë të arsimit, nëse për lojërat që i bën dikush në politikë na mbesin punëtorët pa paga në vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Jasharaj.

Në rast se nuk bëhet një zgjidhje e punëtorët mbetën pa paga, Jasharaj e vlerëson si goditje në sektorin publik.

Jasharja e quan ironike premtimin e pagës së 13-të pa çka tha se kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin e kishte lutur si vëlla për 100 euro për mësimdhënësit.

“Del ironike ai premtimi për pagën e 13-të me ligjin e pagave të vitit 2026. Kurtin e kam lutur edhe si vëlla edhe si kryeministër të na japë ato 100 euro, e nuk na jepte, e si mund të presim tani që do të na japë një pagë të 13-të. Është një pagë shumë më e madhe se ai 100 që ia kërkonim ne. Të gjithë kemi mbetur me pikëpyetje. Urojmë që të mos na ndodhë që në vitin e ardhshëm punëtorët të mbesin pa paga, ngase jetojnë vetëm me këto paga dhe problemi tjetër është edhe bankat, sepse shumica prej tyre janë në kredi dhe do të ketë ndëshkime shtesë në pagesën që e bëjnë për çdo muaj”, shtoi ai.

Sipas Jasharajt, mbi 84 mijë punëtorë të sektorit publik, përfshirë më shumë se 30 mijë nga arsimi, janë në pasiguri të plotë, ndërsa shumë prej tyre kanë kredi bankare që mund të sjellin ndëshkime shtesë.

  • Të ngjashme:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!
    • March 10, 2026

    Ali Larijani, një nga figurat më të larta të sigurisë në Iran, ka reaguar ndaj Shteteve të Bashkuara përmes një serie postimesh në platformën X. Ai theksoi se Irani nuk…

    Vazhdo lëximin...
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia
    • March 10, 2026

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ku dy persona janë lënduar dhe katër të tjerë janë arrestuar nga policia. Zëdhënësi i…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës