30 ditë paraburgim për Astrit Isufajn, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufajt, i dyshuar për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje..

1 minute

Read Time

Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufajt, i dyshuar për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Seanca për caktimin e masës është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj, i cili bëri të ditur se masa e paraburgimit është vendosur me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit në dëshmitarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Malishevës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports