Haxhiu përkujtoi Kushtetutën e Kaçanikut, Deliu: Sot shpërfill Kushtetutën e Kosovës, hipokrizi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar kundër presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu e cila ka përkujtuar ditën e Kushtetutës së Kaçanikut. Për këtë, deputetja Deliu e ka quajtur hipokrizi reagimin e Haxhiut, duke akuzuar këtë të fundit për shpërfillje të Kushtetutës së Kosovës. “Sa hipokrizi: ta përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut, të…

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar kundër presidentes në detyrë, Albulena Haxhiu e cila ka përkujtuar ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Për këtë, deputetja Deliu e ka quajtur hipokrizi reagimin e Haxhiut, duke akuzuar këtë të fundit për shpërfillje të Kushtetutës së Kosovës.

“Sa hipokrizi: ta përkujtosh Kushtetutën e Kaçanikut, të flasësh për guximin e delegatëve dhe për themelet e Republikës, ndërsa sot ta mbash shtetin në krizë duke shpërfillur Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka thënë se dikur Kushtetuta sfidohej nga Serbia, tash po sfidohet nga partia në pushtet.  

“Delegatët e Kaçanikut e sfiduan Serbinë për ta themeluar Republikën; sot po sfidohet Kushtetuta vetëm për ta ruajtur pushtetin!”, ka thënë ajo. 

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *