Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Një grua shtatzënë, 25 vjeçe, u vra më 24 gusht në Malishevë. Për vrasjen dyshohet bashkëshorti i saj. Gati katër vjet më parë, një tjetër grua shtatzënë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Edhe për vrasjen e saj dyshohej bashkëshorti. Vrasja e 35-vjeçares, në nëntor të vitit 2022, nxiti…

Një grua shtatzënë, 25 vjeçe, u vra më 24 gusht në Malishevë. Për vrasjen dyshohet bashkëshorti i saj.

Gati katër vjet më parë, një tjetër grua shtatzënë u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Edhe për vrasjen e saj dyshohej bashkëshorti.

Vrasja e 35-vjeçares, në nëntor të vitit 2022, nxiti protesta dhe vuri nën presion institucionet për të ndryshuar mënyrën se si i trajtojnë dhe parandalojnë rastet e dhunës ndaj grave.

Në vitet që pasuan, u ndryshuan ligje, u shkurtuan afatet për hetimin dhe gjykimin e rasteve të dhunës në familje dhe u investuan 600 mijë euro në një sistem elektronik për mbikëqyrjen e personave ndaj të cilëve gjykatat vendosin masa të tilla.

Por, vrasja e 24 gushtit ngre pyetjen: sa kanë ndryshuar këto masa sigurinë e grave në praktikë?

Të dhënat e Policisë së Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se në katër vjetët e fundit janë vrarë 11 gra – tri prej të cilave deri më tash këtë vit.

Në shumicën e rasteve, autorë të vrasjeve janë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *