Studentët e Prishtinës do të bëhen nikoqirë për një ngjarje ndërkombëtare sportive, duke ua dhënë hapësirat e tyre atletëve që do të marrin pjesë në një garë të madhe.
Qendra studentore do të presë atletë nga e gjithë bota për rreth dy javë, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Prishtinë në korrik të vitit 2030.
Për këtë ngjarje, parashikohet që të bëhen investime të konsiderueshme jo vetëm në qendrën studentore, por edhe në menzën e studentëve dhe palestrën “1 tetori”, duke përmirësuar infrastrukturën për pritjen e sportistëve.
Shteti i Kosovës do të ndajë rreth 70 milionë euro për të gjitha këto investime, duke siguruar që objektet studentore të jenë të përgatitura për këtë ngjarje me rëndësi ndërkombëtare. /Gjurmuesi/







